Në një reagim të parë nga Kryegjyshata bektashie në Tiranë, fill pas lajmit për krijimin e një shteti disahektarësh brenda shtetit në Shqipëri, nuk kuptohet se pse deklarata nis me tre fjali ku e treat përgënjeshtron dy të parat:
“Kryegjyshata Botërore Bektashiane përgënjeshtron thashethemet e fundit të qarkulluara në media në lidhje me nismën e sovranitetit të Urdhrit Bektashi. Këto raporte janë krejtësisht të pabaza. Baba Mondi, udhëheqësi shpirtëror i Urdhrit Bektashi, e mbështet plotësisht këtë nismë”(!!!).
Në intervistën e tij ekskluzive me The New York Times, Baba Mondi përsëriti rëndësinë e kësaj nisme, duke deklaruar: ‘Ky është një hap vendimtar drejt mbrojtjes së traditës shekullore të Urdhrit Bektashi të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare. Në një kohë kur ekstremizmi dhe intoleranca janë në rritje, kjo nismë siguron që vlerat tona të paqes dhe tolerancës mund të lulëzojnë në një shkallë globale’.” /sarandacity.al/