Nëse një drejtues automjeti në ngjitje nga Ura e Gajdarit drejt Sarandës, zgjedh të jetë në korsinë e majtë mes dy korsive në ngjitje, sidmos te kthesa para Metoqit duhet të mendohet mirë.
Kjo pasi mund të përballen me një automjet para, ku drejtuesi përton ta marrë më gjerë kthesën zbritje, duke qëndruar me goma brenda korsisë së tij.
Një respekti i tillë i rregullave të qarkullimit rrugor rrallë ndodh në aksin Gajdar-Metoq, në dy kthesa që ka ky segment.
Deri më tani nuk ka patur raste tragjike, por kjo nuk do të thotë se s’mund të ndodhë.
Para tre ditësh, një 17-vjeçar që i kish marrë makinën të atit, në një rast te ngjashëm pas një parakalimi të gabuar duke u futur në korsinë e kundërt, pësoi aksident me pasojë thyerrjen e krahut të të vëllait 13-vjeçar.
Ai sigurisht ishte pa patentë, por dhe ata me patent sillen njësoj.
Pamjet e tregojnë këtë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/G4tAdSJJceM