Edhe PD ka patur 3D-të e saj. Madje në Sarandë ka patur disa të tilla, ku veçon dhe shkallarja e famshme që drejt Manastirit të 40 Shenjtorëve. I përket kjo kohës së Edmond Gjokës në bashki.
Do ishin 995 shkallë që do të të çonin te “pagezimorja” e qytetit te Sarandës, pra te Manastiri i famshëm, që është dhe rrënja e emrit dhe simboli më domëthënës për qytetin.
Për paradoks, ky monument, për vetë pozicionin tërheqës ku ndodhet në çaçkë të kokës së Sarandës, ka mbetur i patrajtuar në funksion të një kapitalizimi të fuqishëm turistik. Rruga gjer aty, është me statusit të “dhisë” vende e vende.
Dhe, kur është hartuar ky projekt 3D, ka qenë ideja e një rruge alternative, por vetëm për këmbësorë, për t’u ngjitur deri atje.
Sigurisht, një ide që nuk u përfol kurrë për t’u bërë realitet, pasi publikisht të pakën nuk dihet se ç’inisiativa u morrën në këtë aspekt.
Edhe sot, për Manastirin e 40 Shenjtorëve pak flitet se ç’të ardhme do të ketë ndryshe nga gjendja dhe statusi aktual. /sarandacity.al/