Adi nga Ulqini është një i ri që prej vitesh merret me agjensi turistike.
I ardhur nga një vend që është ndër më të njohurit në rajon për plazhet e tij, ai thotë se me Ksamilin nuk ka ta krahasuar.
Por atë e shqetëson një gjë: ndërhyrjet që po bëhen për plazhe të reja, duke cenuar virgjinitetin e natyrës në pjesë të ndryshme dhe ishuj.
Ai këshillon që kjo të mos ndodhë.
I ndodhur këto ditë për të parë se si po ecin gjërat në Ksamil, në parapërgatitje për sezonin, ai dha një intervistë për sarandacity.al.
https://youtu.be/KVarg8VUxyA