Kreu i fushatës së PS-së për Qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri e nisi ditën me një gjoksrrahje mbi rezultatet në këtë qark, ku përfshihen dhe Saranda, Delvina e Konispoli.
“Me përfundimin e procesit të numërimit për forcat politike, konstatoj me kënaqësi se kemi ruajtur numrin e mandateve rekord të fituara 4 vite më parë. Qarku i Vlorës ka përqindjen më të lartë në rang vendi të votave për PS. Qytetarët e Vlorës, Sarandës, Selenicës, Delvinës, Himarës, Konispolit e Finiqit i dhanë përgjigjen e merituar edhe atyre që provokuan fushatën me deklarata e akuza, duke mos i lejuar të fitojnë asnjë mandat!”, shkruan Gjiknuri, duke përjetuar ndoshta dhe më shumë faktin e mosmarrjes së asnjë mandati nga LSI.
Më tej, ai kërkoi që Meta tashmë të mbajë fjalën e të japë dorëhqjen.
“Falënderoj Presidentin e Republikës që na e energjizoi fushatën, erdhi për të zbuluar komplote dhe na sulmoi me pa të drejtë. Vlora e mbajti fjalën, unë uroj që edhe ai ta mbajë fjalën dhe të hapë dorëheqjen”, tha Gjiknuri në një dalje për mediat në Vlorë. /sarandacity.al/