Siç pritej një spektakël i vërtetë në qiell është shfaqur. Eshtë një hënë e plotë, ose ndryshe Supermena rozë, siç e quajnë astronomët, e cila është 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e ndritshme se ato që jemi mësuar, sepse është më afër Tokës.
Kjo shfaqje u njoftua dhe nga NASA Science.
Ajo e mori emrin rozë, jo sepse shkëlqen vërtet me një ngjyrë të tillë, porse ky fenomen shoqërohet me lulëzimin e myshkut rozë në SHBA dhe Kanada, e cila zakonisht përkon me ardhjen e hënës së plotë e cila është pak më afër Tokës në këtë periudhë të vitit, kësisoj më e madhe dhe më e ndritshme.
Hëna në të vërtetë ka një nuancë të artë që do të zbehet me të zbardhur.
Kur Hëna është më afër Tokës se zakonisht, atëherë ajo quhet edhe Supermëna. /sarandacity.al/