Ngjallja e Krishtit, pra ceremonia e Pashkës këtë vit, do të shtyhet me një ditë. Nuk do të jetë të shtunën siç ishte lajmëruar por të dielën.
Kisha e Shën Harallambit në Sarandë lajmëron grigjën e saj se ka një ndryshim në programin e ceremonisë së Ngjalljes së Krishtit.
Në njoftimin e afishuar në hyrje të kësaj kishe shkruhet se në orën 07:00 do të fillojë Ceremonia e Ngjalljes dhe Liturgjia hyjnore e Ngjalljes.
Por ndryshe nga vitet e kaluara kjo ceremoni do të zhvillohet në oborrin e Kishës.
Këtë vit, kjo festë e besimtarëve ortodokse do vuajë dhe mosardhjen dot nga Greqia të shumë emigrantëve për shkak të masave COVID. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?