Me pisha, me të njëjtën mënyrë mbjelljeje, por në një sipërfaqe të gurëzuar. Gjithsesi ngjan shumë me shëtitoren e re në Sarandë, aq sa të jepet përshtypja se është një copëz e saj.
Në fakt është Lungomare nr. 2 në Vlorë, fotot e së cilës u publikuan së fundi nga kryeministri Rama.
Dhe këtu është rasti për të kujtuar se kur prej tij është paralajmëruar për herë të parë rikonstruksioni i shëtitores së re në Sarandë, pikërisht në 2014, është quajtur si Lungomare e Sarandës, pasi e tillë qe quajtur ajo e Vlorës fillimisht. /sarandacity.al/