Jahti “My Lora” i nisur nga Napoli ka mbërritur sot në Portin e Sarandës. Jahti me destinacion Rodosin është prodhim i vitit 2021 dhe ndalesën e tij të parë, në lundrimin e parë, e bën në Shqipëri.
Kapaciteti i tij është për 12 persona, ndërsa ka 4 persona ekuipazh.
Arsyeja e mbërritjes së jahtit në portin e Sarandës, sië dihet tashmë, është furizimi me karburant dhe ushqime.
Me mbylljen e kufijve, jahtet e mbërritur në Sarandë kanë qenë shumë të pakët.
Paëka qëllimit përse prekin gjirin e Sarandës, ajo e karburantit të lirë, ato përbëjnë një lloj promocioni për bregdetin shqiptar, sidomos atë jonian. /sarandacity.al/
https://youtu.be/tLqXHObg9pk