E enjtja e Madhe, e katërta ditë e Javës së Madhe të Pashkëve, ishte një ditë e veçantë për besimtarët ortodoksë.
Ata dje kanë nisur të lyejnë një pjesë të vezëve të Pashkës. Zakoni e do që të skuqen vezët për çdo pjesëtar të familjes dhe një për shtëpinë.
Veza është simboli i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit.
Ngjyerja e vezëve bëhet të enjten dhe çukurisen të shtunën në meshën e madhe të ngjalljes së Krishtit dhe të dielën.
Këtë besimtarët e bëjnë si për të treguar forcën e jetës mbi vdekjen.
Ndërsa të Shtunën e Madhe ngjyhen përsëri vezët, që shpërndahen për miqtë.
Çukurisja e vezëve vazhdon edhe ditën e diel në familje, mes pjesëtarëve të saj.
Veza e kuqe mbahet në shtëpi për 1 vit, deri në Pashkën tjetër.
Ditën e hënë pas Pashkës, veza e kuqe 1-vjeçare, i jepet detit ose lumit, si vazhdim i bekimit për vijimësi të jetës. /sarandacity.al/
Hello there! Do you know if they make any plugins to assist with
SEO? I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.
If you know of any please share. Appreciate it!
You can read similar article here: Eco wool