Demokratët e Sarandës vendosën të mbështesin kreun aktual të PD-së Basha, në kohën kur ky i fundit po përballet jo vetëm me kritika për humbjen e zgjedhjeve por dhe me kërkesën për të dhënë dorëheqje.
Në një deklaratë nga selia e PD-së në Sarandë, para këtij qëndrimi u denoncua fushata e rivalëve me pretendimin se ajo ishte e padrejtë.
Po ashtu u theksua se demokratët e Sarandës arritën rekord rezultati në këto zgjedhje.
Deklarata:
Nga analiza paraprake e zgjedhjeve dhe rezultatit zgjedhor dega e PD Sarandë evidenton se:
Gjatë fushatës elektorale administrata qendrore dhe lokale u vu në funksion të kryerjes së shërbimeve që blenin votën e qytetarëve.
U shtuan legalizimet në funksion të votës. Derisa arritën që edhe ditën e shtunë të heshtjes zgjedhore të punonin për të dhënë legalizime në këmbim të votës. Ne e evidentuam edhe publikisht dhe ndaluam zyrën e Hipotekës atë ditë që të vazhdonte abuzimin me pushtetin dhe shkeljen e rregullave.
Drejtorët e admistratës pasi bënë intimidime dhe kërcënime, erdhën edhe ditën e votimit pranë qendrave të votimit që të siguroheshin për votën dhe të kontrollonin qytetarët. Ne dega Sarandë bllokuam procesin e votimit paradite derisa ata u larguan nga qendrat.
Gjatë fushatës u përdoren masivisht mjetet shtetërore në shërbim të partisë në pushtet. Ministria Denaj përdori mjetet e shtetit në fushatë.
Administrata qëndrore dhe lokale bëri punësime masive në kundërshtim me ligjin në prag të zgjedhjeve.
Edhe në procesin e numërimit ishin përfshirë drejtorat e administratës si numërues dhe vëzhgues deri nq momentin e fundit, duke braktisur pozicionin shtetëror për të cilin paguhen me taksat e qytetarëve.
Në Bashkinë Finiq ndodhi fenomeni që u gjet kutia e hapur, e vulosur prapë ku mungonim 500 fletë votimi të papërdorura që nuk dihet ku janë përdorur në qarkun e Vlorës!
Rreth 12500 vota të opozitës në qarkun tonë nuk arrijnë dot të prodhojnë mandat nga ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor nga Edi Rama.
Pavarësisht kësaj ekipi i fushatës, kryesia e degës, drejtuesit e degës dhe deputetja e caktuar për degën Ina Zhupa kanë arritur që në degën Sarandë të rregjistrohet një rekord historik votash për PD. Me një rezultat të papërsëritur më parë gjatë një gare parlamentare. Ku PD ka marrë:
Bashkia Sarandë 5060 vota me një rritje mbi 51% nga 2017
Bashkia Finiq 1422 vota me një rritje mbi 28% nga 2017
Bashkia Konispol 1354 vota me një rritje mbi 17% nga 2017.
Nisur nga sa më lartë dhe nga rezultati i arritur kryesia e degës Sarandë pas mbledhjes së analizës vendosi:
– Të mbështesim kryetarin Lulzim Basha në të gjitha hapat që do gjykohen për vazhdimin e aksionit për evidentimin e të gjitha shkeljeve dhe deformimeve në rezultatin zgjedhor nga skemat mafioze të Edi Ramës.
– Të sigurojë bashkimin e demokratëve të rrethit Sarandë në një mision me kryetarin Basha dhe kryesinë e PD-së për të mbrojtur demokracinë dhe forcuar Partinë Demokratike përballë të vetmit kundërshtar Edi Ramës.
– Të garantojë mospërçarjen e partisë për asnjë arsye kur rezultati na tregon besimin e qytetarëve dhe kur kundërshtari jonë përballë përfiton nga lufta artificiale e dëshirave të disa aktorëve të caktuar për pushtet personal. /sarandacity.al/
https://youtu.be/BZCih7iGxZk