Në urimin zyrtaro-zakonor për 1 Majin, kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi ka ofruar një atmosferë krejt tjetër nga ajo që lidhet me këtë ditë, dedikuar punëtorëve.
Si një festë me vokacion të majtë, ajo ka në qendër punëtorin klasik të krahëve, i cili lufton për të drejtat e tij.
Ndërsa në urimin e znj. Qilimi ngjan se kemi të bëjmë me ditën e luleve. Kjo mund të përligjet nga fakti se jetojmë në kulmin e pranverës, e cila koinçidon me hyrjen në muajin maj.
Megjithatë, në katër fotot e urimit të njeriut të parë të Delvinës, nuk ka asnjë frymor me staturën e një punëtori. Lule, lule dhe vetëm lule.
“Muaj të mbarë!
Gëzuar 1 Majin,
Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve!”, shkruan znj. Qilimi. /sarandacity.al/