Ne, historinë e Butrintit e lidhim me Ugolinin e famshëm, por para tij, një tjetër Italian ishte ai që u lidh me qytetin antik që sot është dhe pika më tërheqëse e Sarandës.
Fjala është për Ciriaco de’ Pizzicolli, për të cilin revista “Drini”, organ i Entit Kombëtar të Turizmit në Shqipëri në vitet ’40 do shkruante se si kaloi Krishtlindjet në Butrinit. Dhë bëhet fjalë për vitin e largët mesjetar 1453.
Shkrimi:
Në vjetin 1435 ky kaloi natën e Krishtëlindjeve në Butrint të cilin e pëlqente për së tepërmi për ato mure madhështore dhe për madhnin e tij të kaluame. Për një koeçidencë kureshtëse, ky qytet, që ishte zbulue prej një italiani (Pizzicolli), mbas pesë shekujsh heshtje e harrimi, zbulohet prej një tjetër italiani, Ugolini.
Ky më 1924 ndoqi atë rrugë që Pizzicolli pat ndjekë në kohën e vet në Shqipni. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte zbulimi i antikiteteve arkeologjike, studimi i qytetnimit ilirik, dhe lidhja e këtij qytetnimi me tokat e tej-Adriatikut, e ma në fund, studimi i monumentave klasike dhe i gjurmave të lanuna nga Roma.
Në këtë libër të vogël gjithçka tregohet me një lehtësi e bukuri gjuhësore shembullore; asht një libër që nuk u drejtohet vetëm specialistave por masës së popullit; i drejtohet si italianit të cilit ai ka dashtë t’i njohi sa ai ka ba si përfaqësues i arkeologjisë italiane; e si edhe lexuesit shqiptar i cili në këtë vepër të shkruese e të lexueshme shumë lehtë, merr njoftim mbi pasuninë arkeologjike kombëtare të vet.
Ugolini sidomos nuk kufizohesh nën vëzhgimin e thjeshtë dhe të thatë të sendeve e shkrimeve historike por rindërtonte jetën e të vjetërve dhe mirkuptue qëllimet bujare të misionit të tij shkencor, i kanë dhanun gjithmonë ndihmat ma të mëdhaja dhe të mundshme, tuj i lejue që të lidhi atë marrëveshtje arkeologjike italo-shqiptare, e cila nuk ishte njohja e parë italjane e kërkimeve në Shqipni, por dhe një peng bujar e i sinqertë për miqësinë që lidhte dy Kombet e Adriatikut. – Ugolini të cilin unë e njihja fare mirë, sepse kishte punue në kohat më të vështira të jetës së tij-dashuronte sinqerisht Shqipërin. Dëshira ma e madhe e tij ishte që të vleftësonte Shqipërin në fushën e studimeve dhe kërkimeve shkencore, e me anë të mundimit të tij si kërkues me i tregue botës bujarin e tokës shqiptare. Kërkimet me karakter prehistorik që ai bani, i dhanë provën praktike t’asaj që kishte mendue.
Ardhja e illyrëve në Shqipëri konsiderohet prej Ugolinit fillimi i epokës protohistorike nga e cila nuk kemi dokumenta të mjafta e të qarta për shkak të njoftimeve t’ona të pamjaftueshme mbi Shqipnin, të cilat tuj ndjekë shembulli e ndritur të treguese nga i ndyeri Ugolini, me kërkime e gërmime ma të mëdhaja, do të plotësohej që edhe qytetrimi illyrik të njihet aq mirë sa njihen qytetnimet grek e romak. /sarandacity.al/