Një aksident i rëndë është është shkaktuar si pasojë e përplasjes së një automjeti dhe një motoçiklete në kryqëzim e njohur në lagjen nr. 3, ku njëra rrugë të çon te gjimnazi e tjetra te “Adem Sheme”.
Sipas informacioneve të para, mësojmë se si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i motorit dhe i mjetit, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.
Menjëherë është bërë transportimi i tyre drejt urgjencës së spitalit, ndërsa sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Filmimet janë siguruar nga kameramani Sokol Jonuzi. /sarandacity.al/
https://youtu.be/caCB8l4rZFA