Kolegu Thoma Nika publikoi një gazetë të dikurshme në Sarandë, e cila daton që në vitin 2004 dhe e cila ofrohej dhe në anglisht.
“Sot, në Ditën e Lirisë së Medias, e kthej kujtesën në vitet 2000, kur botoja gazetën Joni-Saranda.
Kjo është krijesa ime e dashur: Gazeta dygjuhëshe (shqip-anglisht), si sipërmarrje personale dhe sprovë profesionale në fushën e medias private vendore.
JONI SARANDA ishte një gazetë e formatit të një guide turistike për Sarandën, që shpërndahej falas për lexuesin shqiptar e të huaj. Atë e gjeje në kioskën e shtypit në qendër të Sarandës, në hollin e Bashkisë dhe në portin turistik.
Një eksperiencë për t’u kujtuar dhe për t’iu referuar e për të reflektuar”, shkruan Nika. /sarandacity.al/