Ju kujtohet besoj që kur ja behën makineritë e para te shëtitorja buzë detit, pikërisht te plazhi i Centralit, ja behën aty dhe disa qytetarë të cilët protestuan për shuarjen e së vjetrës për t’i hapur rrugë të resë.
I druheshin dhe zhdukjes së plazhit si një pjesë e identitetit të tyre, rritur me të.
Edhe shëtitoren e re e shikonin si projekt betonzimi – sa abuzohet në fakt me këtë fjalë.
Ndër ta ishte dhe dr. Skënder Bajrami. Por sot ai mendon ndryshe. Gjithsesi tenton ta shpjegojë dhe përligj se përse u protestua.
Por duhet kujtuar: ajo ishte dhe një protest politike, pasi shumë prej atyre që dolën kundër një shëtitoreje të re ishin dhe aktorë të njohur politikë të qytetit. Sigurisht të opozitës. /sarandacity.al/
https://youtu.be/u-NWcecTCHM