Pronarë të një dyqani në qendër të Sarandës, të cilët tregtojnë produkte të gjithëllojshme, përfshirë dhe bizhu të ndryshme, u hasën me rastin e radhës të një vjedhjeje për të cilën thonë se është e zakonshme, e kjo edhe nga të huaj.
Në rastin konkret, fjala është për një turiste serbe të cilën nuk kanë mundur ta bëjnë zap.
Janë të sigurt që ka qenë serbe, pasi është fjala për një autobus dhe me turistë nga Serbia që është larguar dje nga Saranda.
Pronarët, të cilët ja ofruan pamjet redaksisë së sarandacity.al, nuk donin të identifikoheshin as ata e as turistja që ka vjedhur unazën. Donin thjesht që ta shfaqnin si një rast që ilustron një fenomen, që sipas tyre haset pra dhe te të huajt.
Sipas tyre, vjedhjet ndodhin më së tepërmi nga turistë njëditorë, pra që nuk qëndrojnë gjatë. Kjo, gjykojnë ata, pasi kështu nuk kanë mundësi të kapen. Thjesht, vjedhin dhe ikin.
Edhe në këtë rast kështu ka ndodhur. /sarandacity.al/
https://youtu.be/RyqBlaIhHfs