Besimtarët muslimanë, në emër të devocionit fetar, janë angazhuar këto netë në pagjumësi te pjesshme gjatë natës, për shkak të asaj që quhet Nata e Madhe e Kadrit.
Kjo natë vetëm zyrtarisht e përcaktuar tre ditë para përfundimit të muajit të Ramazanit, pasi në kuptimin teologjik gjendet e fshehur në 10 ditët e fundit të këtij muaji.
Për këtë, zgjidhet mesnata për lutje, kohë kur shumëkush është në gjumë, me shpresën se do ia qëllojnë që në njërën prej tyre, pra netëve, të qëllojë Kadri, e cila ka shpërblim të madh te Zoti për besimtarin.
Për Natën e Kadrit thuhet se është më e mirë se 1000 muaj, afro 84 vite, pra një jetë, e se si rrjedhojë, adhurimi i Zotit në këtë natë përkthehet si një jetë e posaçme vetëm në adhurimin e Krijuesit.
Ndaj për këtë arsye, xhamitë janë përplot në 10-ditëshin e fundit të Ramazanit.
Përjashti sigurisht nuk bën as xhamia në qendër të Sarandës. Edhe aty, në mesnatë, turma besimtarësh, familjarisht ose individualisht, tubohen për disa orë për adhurim me devocion maksimal.
Kujtojmë që Muaji i Ramazanit përfundon javën që vjen, i cili ka si finale Fiter Bajramin. /sarandacity.al/