Lëvizja për Turizmin në Ksamil bën me dije përgatitjet për Lojrat e Rërës për këtë sezon, një traditë e viteve të fundit që vijon të konsolidohet.
“Në datat 15, 16 Maj
Rikthehemi me aktivitete sportive pranë natyrës si ilaçi më i mirë për tu perballur me luftën ndaj pandemisë.
Prej 5 vitesh tani më ky aktivitet sportiv është kthyher në identifikim dhe në një traditë në Ksamil, një event që bënë bashk të rinjtë e rajonit për tu përballur në aftësitë sportive.
10 shkolla do të marrin pjesë sivjet nga të 4-ta bashkitë. Secila shkollë do të përfaqësohet nga dy ekipe nën trajnimin e mësuesve të fiskulturës.
Volej dhe futboll në rërë do të jenë sportet ku nxënësit do të përballen.
Ky aktivitet zbatohet nga Shoqata Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit në bashkëpunim me Drejtorin Arsimore Sarandë, Bashkinë Sarandë dhe Bizneset e rajonit.
Ky aktivitet do të respektojë protokollet e COVID-19 për eventet në natyrë”, thuhet në njoftim. /sarandacity.al/