Pamjet që jeni duke ndjekur, filmime të sjella nga kameramani Sokol Jonuzi, tregojnë një mjedis të shetitores së re të mbushur me hedhurina vend e pa vend nga qytetarët e papërgjegjshëm, që nuk e kanë për gjë t’i hedhin në tokë edhe pse koshat e vegjël nuk mungojnë.
https://youtu.be/DvxpILILx_w
Por nëpër cepat e shetitores dhe jo vetwm por edhe haptaz, shihen nga gjithë kalimtarët edhe mbeturina te lëna nga punimet që aktualisht kryhen këtu.
Lind pyetja: a nuk është detyrë kjo e firmës së pastrimit, që primare ka pastrimin kur pastrimin nuk kryen?
https://youtu.be/scyTVuSuHTA
Kush e kontrollon këtë firmë për të bërë detyrën, sipas edhe shpërblimit që merr dhe jo pak nga taksat e ne qytetarëve?
https://youtu.be/1rqL_6HEppo
Por edhe ne qytetarët, përveçse nuk duhet të jemi pjesë e ndotjes se mjedisit, asnjëherë nuk duhet të jemi sehirxhi para pamjeve të tilla.
https://youtu.be/Jx3ZdkMntXo
Heshtja jonë para pamjeve të tilla nuk e detyron firmën të kryejë detyrën që ajo ka. /sarandacity.al