Autoriteti Rrugor Shqiptar ofron pamjet e riasfaltimit vende-vende të aksit Bistricë-Syri i Kaltër.
“Në aksin Syri i Kaltër-Bistricë, në kuadër të mirëmbajtjes rutinë vazhdon puna për riparimin e zonave të dëmtuara të asfaltit për të rritur sigurinë rrugore dhe lehtësinë e qarkullimit të mjeteve”, thuhet nga ARSH.
Në këtë shtrim me tapet të ri të zi, përfshihet dhe një “gropë” rrugore e kahershme (nga rrëshqitja e asfaltit), e rregulluar disa herë e ridëmtuar gjithashtu. /sarandacity.al/