Dr. Tritan Kalo ka ofruar një të dhënë fitoreje pandemike në Shqipëri, duke informuar se është regjistruar 24 orëshi i parë që në Spitalin Infektiv nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID.
Kjo për Kalon është një tregues se vendi ynë është në rrugën e duhur për të mundur COVID-in, edhe pse ka ende punë.
“Njëzet e katër orëshi i parë pas datës 8.03.2020 që në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në QSUNT, nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID-19.
E fituam këtë betejë me ‘flamën mbarëbotërore’, pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19.
Shpejt për të folur me siguri, por kryesorja është se jemi në udhë të mbarë për të dalë nga tuneli i gjatë ku po ecim prej 14 muajsh që nga mbrëmja e 8-9 marsit 2020…”, shkruan ndër të tjera Dr. Kalo. /sarandacity.al/