Ka nisur menjëherë punën, një ditë pas miratimit në Kuvend, komisioni hetimor që do të hetojë shkelje kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta. Sipas kryetarit të komisionit Alket Hyseni, puna e tyre do të bazohen vetëm mbi ligjet dhe Kushtetutës, përtej politikës.
“Do të bazohemi vetëm mbi detyrimin tonë Kushtetues, rregulloren e Kuvendit dhe ligjet e Komisionit të Ligjeve”, tha Hyseni.
“Ky komision përtej të drejtës së Presidentit, ka të drejtën të thirrë Presidentin në një dëgjesë që do të jetë e nevojshme. Pikë tjetër e planit paraprak është marrja e të dhënave, këtu do të mbahet parasysh kërkesa juaj që të kemi pamje filmike apo të dhëna nga AMA mbi publikime, në rrjete sociale, apo media të caktuara. Pikë e katërt është përgatitja e planit përfundimtar të hetimit.
Do të ketë pikë të pestë për marrjen e ekspertëve vendas apo të huaj. Duhet të kemi konsulentët e ekspertëve, që do të na ndihmojnë në çështje të doktrinës, apo jurisprudencës së gjykatës tonë, apo atyre evropiane”, u shpreh Alket Hyseni. /sarandacity.al/
Hi! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but I’m
not seeing very good success. If you know of any please share.
Thanks! I saw similar article here: Wool product
This combines with mud and water vapour to create a blueish haze over the horizon.