Nismës së Luleve, atyre të rinjve aktivistë ambiental të cilët po pastrojnë nëndetin e Gjirit të Sarandës, përqëndruar këtë të shtune të Plazhi i Centralit, iu është bashkangjitur dhe Nehat Bruti nga Kosova.
“Edhe ti o Brut?”, të vjen ndërmend vargu i famshëm, me vlerë dhe në këtë rast.
Po, Nehati që ka 10 vite plazhit si i rregullt i Sarandës, nuk i ka rezistuar dot afshit për të qenë dhe ai protagonist i pastrimit të asaj që nuk duket në sipërfaqe, por që është po aq e rëndësishme për të qenë e pastër: tabani i detit. /sarandacity.al/
https://youtu.be/uMPVmfDD29w