Soraldo Nebo, një ndër aktivistët e njohur të Ksamilit, informoi mbi një event me protagonist fëmijët, të cilat ai i angazhon në nisma të ndryshme civile.
“Mbretëreshën sot e takuan ksamiljotët e vegjël.
Së bashku me grupin e parë të fëmijëve lundruam dhe vizituam impiantet e midhjeve, pamë nga afër kultivimin e tyre, u përfshimë në procesin e pastrimit dhe e shijuam të shoqëruar me vajin e ullirit, limonin dhe rigonin e zonës.
Unë besoj se dashuria kultivohet nga njohja, bebat sot njohën liqenin, midhjen dhe lundrimin.
Faleminderit prindërve dhe mësuesve për bashkëpunimin.
Ky aktivitet u organizua nga ‘Turi i midhjes’, shkruan i riu ksamiljot. /sarandacity.al/