Gjykuar nga mosha, akoma s’është plakë, por grua në moshë po, ndoshta dhe nënë. E, edhe pse e tillë, ajo preferon ta bëjë plazhin gollomesh, pra nudo ose ndryshe topless.
Kjo e huaj, flokëshkurtra dhe të kuqe në çaçkë të kokës, me gjasë nga Lindja, është parë teksa merr rreze te Plazhi i Centralit, pra jo diku në një vend të veçuar por në bashin e vendit.
Dhe nuk do përbënte lajm nëse do qe gjetkë. Edhe nëse do qe e re, sigurisht.
Kujtojmë se vite më parë, më saktë në mesin e viteve 2000, u shfaq fenomeni i nudizmit në plazhet e Sarandës dhe pikërisht te Centrali.
Në një vend që nuk e ka këtë tradite, kjo u morr si një provokim i namuzit të qytetarëve. /sarandacity.al/