Në një njoftim të fundit, Task Forca e Transportit Rrugor kërkone respektim të orareve të linjave si dhe të vendnisjes.
Duke parandjerë afrimin e sezonit, ku dhe flukset e udhëtarëve shtohen, kjo Task Forcë paralajmëron:
“Task Forca e Transportit Rrugor bën thirrje për respektim rigoroz të orareve të Operatorëve të transportit të udhëtarëve në nisjen e tyre në terminalet e qyteteve përkatëse.
“Çdo ndërhyrje në linjat e udhëtarëve nga linja paralele transporti do të ndëshkohet me masë administrative pa tolerim nga ana e Inspektorëve të terrenit.” /sarandacity.al