Ditë pas një aksioni pastrimi të nëndetit të gjirit të Sarandës, pikërisht te Plazhi i Centralit, aktivisti i njohur sarandiot Adriatik Lapaj ka promovuar një të ri, po sarandiot, si një prej misionarëve ambientalë
“Ky është Ksanti Gjoni. Më i riu në moshë në ekipin tonë. Ksanti është në shkollë të mesme.
I pranishëm në çdo aksion që prej fillimit të sfidës tonë për ta kthyer në vëmendje të shoqërisë dhe shtetit gjendjen e deteve tona.
Atdheu duhet me vepra. Së pari duke mos e shkatërruar, e mandej duke i’a shëruar plagët.
Dua t’i shprehim Ksantit gjithë mbështetjen tonë për modelin që i shpërfaq bashkëmoshatarëve të tij.
Bravo Ksanti!”, shkruan Lapaj.
Ksant Gjoni është i biri i biznesmenes së njohur Rudina Gjoni. Ai vijon shkollën e kuzhinës, por njëherësh aaktivizohet me nisma civile ndërgjegjësuese. /sarandacity.al/