Arsimtari dhe gazetari Panajot Boli e ka përjetuar keq faktin se ikën javët, muajt, iku dhe fushata, ndërsa kompeksi ujitës “Thoma Filipeu”, vepër e kohës së komunizmit, nuk u rehabilitua pas dëmtimit pak kohë më parë, si pasojë e motit të rënduar dimëror.
Ndaj ai shkruan plot ironi nën dëshpërim:
“Shyqyr që mbaruan zgjedhjet dhe na u qetësuan pak veshët.
Bashkë me to fjetën edhe premtimet.
Nuk prisnim ndonjë çudi. Gjëra të zakonshme. Skutave akoma bëhen në fshehtësi rakordimet e fundit. Me një fjalë pazaret. Disa ngelën të kënaqur, disa jo. Logjike kjo. Jo të gjithë do të fitojnë. I dëshpëruar ngeli edhe urë-kali ‘Thoma Filipeu’, aorta e vaditjes së fushës së Vurgut.
Jo pak: 2200 ha i shuan etjen dhe mban gjallë fermerët e Vurgut. Ai ngeli me këmbën përpjetë. Një mëngjes para se të fillonte fushata e zgjedhjeve iu thye këmba dhe ngeli me sytë nga dielli. Mallkuan lumin qe e kishte gërryer. Ai kishte sharë ata që e rropen duke i marrë reren dhe brigjet… Para disa viteve ishte thyer edhe një këmbë tjetër.
E ‘kallamosen’ dosido , siç thonë fshatarët e mi… Edhe ahere mallkuan lumin. Edhe lumi shau ata që i kishin nxjerrë kokallat. Le t’i lemë këto. Vërtet u erdhi keq qeveritarëve.. Aq me tepër kandindatëve. Bile vajten edhe në vend edhe derdhën nga një kokërr loti… Edhe Ministrja e Financave Denaj u shqetësua. Aq më tepër që ia njihte dhembë e dhemballë bujqësisë. Kështu thotë. Kaq specializime kish bërë. Kaq përvojë nga firmat e huaja ku punoi.. Dhe premtuan…Vurgarët, sidomos ata anës kanalit i dhanë votën.. Thonë se u intersua dora vetë. Burime na pohojnë se doli edhe fondi. Mos gaboj 18 milionë.. Por .. Urë-kanali qëndron me këmbën përpjetë. Buzët e Vurgut filluan të plasariten nga etja.. Fermërët kalojnë nga Urë-kanali dhe presin ta ul këmbën. Miliona lekë janë hedhur nga një fondacion i huaj për ta rikonstruktuar.. Thonë se Ministrja bëri ‘dasëm’ të madhe në Vlorë U tund vendi. U shqepën në valle. Vetëm Urë-kanali ‘Thoma Filipeu’ nuk hodhi valle. Si të kërcënte? Është i çalë…”, shkruan Boli. /sarandacity.al/