Jani Gega, 68 vjeç, është personi që u gjet i pajetë në bansën e tij, ngjarje e ndodhur nmë Lagjen 4 në Sarandë. I ndjeri ishte nga Navarica dhe jetonte i vetëm, pasi familja, gruaja dhe tre djemtë, jetojnë në Kretë.
Këta të fundit janë nisur drejt Sarandës për të përcjellë njeriun e tyre, për të cilën kujdesej një grua. Ka qenë kjo e cila e ka gjetur 68-vjeçarin e pajetë, pra të vetëm në banesë. Thuhej se i ndjeri vuante nga zemra. Edhe sipas versionit zyrtar, ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Kujtomë se vdekje të tilla në vetmi ndodhin herëpashere, për shkak se emigracioni ka çuar në ndarje familjesh apo prindër të lënë vetëm, pasi fëmijët kanë parë “jetën e tyre”. /sarandacity.al/