Myftinitë e Sarandës dhe Delvinës njoftuan se kur të enjten në mëngjes do jetë falja e Fiter Bajramit.
“Myftinia Sarandë njofton besimtarët musliman se falja e namazit të Fitër Bajramit do të bëhet në sheshin para xhamisë ditën e Enjte datë 13.05.2021, në orën 06:30.
Gëzuar dhe për shumë vjet Bajramin!
Pas faljes së Bajramit, pjesë e kësaj atmosfere do të jenë edhe fëmijet ku do të shpërndahen dhurata për ta”, njofton Myftinia Sarandë.
“Njoftohen të gjithë besimtarët muslimanë të qytetit të Delvinës, se falja e namazit të Fitër Bajramit, do të bëhet në sheshin qëndror të qytetit, ditën e enjte, dt. 13.05.2021, në orën 6:30.
Gëzuar dhe për shumë vjet Fitër Bajramin!”, njofton Myftinia Delvinë. /sarandacity.al/