Falja e Fiter Bajramit në Tiranë ka ofruar pamje të mizërisë së besimtarëve në shesh.
Kujtojmë që pas viteve 90-të, me rikthimin e riteve të besimit, faljet e dy Bajrameve (Fiter dhe Kurban) për muslimanët organizoheshin te lulishtja në krah të parlamentit, aty ku njihej si Namazgjaja, e që sot po ndërtohet xhamia e re dhe e madhe e Tiranës.
Më pas faljet u zhvendosën në Sheshin Skënderbej, më saktë përballë xhamisë së Et’hem Beut, duke zënë një pjesë të shkallareve dhe kolonave të Pallatit të Kulturës.
Më pas faljet kaluan te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” derisa Sheshi Skënderbej po shndërrohej në pedonale.
Ndërsa tani faljet kryhen pikërisht aty. Të gjitha këto stacione janë diktuar nga shtimi në vite i masës së besimtarëve. /sarandacity.al/