Edhe pse Saranda, më saktë Delvina, kanë një monument fantastic islam si “Gjin Aleksi”, në askund prej urimeve që kanë përcjellë persona publikë, ku veçojnë personazhet politike të vendimmarrjes, nuk ekziston xhamia në fjalë si kartolinë.
Këtu përmenden urimet e përcjella nga deputeti Alket Hyseni, pasuesja e tij Anila Denaj, kryebashkiakët Gurma e Qilimi etj.
Ata kanë zgjedhur kartolina gjithëfarëshe, sigurisht me tema islame, por globale e jo lokale. Mirë do ishte të kishin zgjedhur lokale, edhe në emër të promovimit të vlerave lokale të trashëgimisë kulturore dhe fetare.
Ja ç’lloj fotoje ka zgjedhur kryebashkiakja e Delvinës, ndërkohë që ky qytet duhet ta ketë “Gjin Aleksin” si shenjë identifikuese të saj. Sigurisht dhe krenari.
Ndërkohë, krerëve të PD-së lokale zgjodhën të ishin në xhaminë e Sarandës për të përcjellë urimin e tyre për Fiter Bajram.
“Me rastin e Fitër Bajramit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike Sarandë, kanë qenë ditën e sotme vizitë në xhamin e qytetit.
Partia Demokratike Dega Sarandë uron të gjithë besimtarët muslimanë gëzuar Fitër Bajramin.
Zoti i pranoftë lutjet dhe sakrificat, na dhëntë paqe e shëndet”, shkruan PD lokale, duke përcjellë një foto të dalë në oborrin e xhamisë me Myftiun Bledar Mullai. /sarandacity.al/
Hi! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but
I’m not seeing very good results. If you know of any please share.
Kudos! You can read similar text here: Eco blankets