Bashkia e Sarandës ofroi pamje se si po çon ujin e Kalasës në Shelegar për vaditje
“Pas ndërhyrjes së realizuar në shtratin e lumit Kalasë, nga Bashkia Sarandë në bashkëpunim me Bordin Rajonal të Kullimit, u krijua mundësia për vaditjen e tokave të fermerëve të fshatit Shelegar”, thuhet nga Bashkia.
Siç u raportua nga sarandacity një ditë më parë, ky premtim për Shelegarin u dha gjatë fushatës nga dyshja Denaj-Gurma, kërkuar nga fshatarët.
Dhe, po ndodh kjo, në një fshat që njihet si bastion demokrat, ku dhe më 25 prill aty u votua PD. /sarandacity.al/