Një qytetare e Sarandës kërkon ndihmën e gjithëkujt për këtë qenush që i ka humbur. Ka ndodhur kjo në afërsi të gjimnazit “Hasan Tahsini”, rreth orës 7 të mëngjesit.
Ajo premton se kush do kontribuojë në gjetjen e qenushit do shpërblehet prej saj.
Jeni të lutur të gjithë që të ndihmoni. Do shpëtoni vetë qenushin por dhe zonjën e brengosur nga humbja e tij.