Në një prej plazheve më të bukura të Ksamilit u zhvilluan sot lojrat e Rërës 2021, një traditë e viteve të fundit që ka si protagonist nxënës të shkollave të zonës, nga Saranda e deri në Konispol.
“Rikthehemi me aktivitete sportive pranë natyrës si ilaçi më i mirë për tu perballur me luftën ndaj pandemisë.
Prej 5 vitesh tani më ky aktivitet sportiv është kthyher në identifikim dhe në një traditë në Ksamil, një event që bënë bashk të rinjtë e rajonit për tu përballur në aftësitë sportive.
Ky aktivitet zbatohet nga Shoqata Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit në bashkëpunim me Drejtorin Arsimore Sarandë, Bashkinë Sarandë dhe Bizneset e rajonit”, shkruan aktivisti Soraldo Nebo. /sarandacity.al/
https://youtu.be/gnOJafPjXag