Pasi Bashkia Finiq sqaroi se si po vijon procesi i rehabilitimt të urë-kanalit vaditës “Thoma Filipeu”, gazetari Panajot Boli, i cili qe shkaku i sqarimit publik, ardhur pas një shkrimi kritik të tij, ka vijuar jo me kritikë por me përsiatje te tipit letrar/
“Disa më thanë se bëra mëkat që u solidarizova me pikëllimin e një fushe buzëetur. Dhe fajin ia hodhem urë-kanalit qe mban këmbën përpjetë. Ajo nuk e lë ujin të kalojë për në fushë. Bëra mekat qe fola për një fushë qe lutet për një pikë ujë. Se thonë se vera do të jetë mjaft e nxehtë. Mjerë ai qe e ka ndjerë shkrumbimin e buzëve për një pikë uji. Gabimi është se nuk pyeta edhe fushën…”…etj., etj.
Më pas, Boli jep një vlerësim për kryebashkiakun e Finiqit:
“Sa për kryebashkiakun Kristaq Kiço, them se u tregua mjaft këmbëngulës dhe i vendosur duke bërë presion te qeveritarët të ndërhyjnë në mënyrë emergjente për këtë vëpër i cili është në Bashkinë e Finiqit”.
Sipas Bolit, “Kristaq Kiço është një politikan i standarteve bashkëkohore dhe i përgatitur, i munguar deri tani për Minoritetin Etnik Grek, gjithashtu një pushtetar mjaft i suksesshëm. Kjo është bindja ime”, shkruan Panajot Boli. /sarandacity.al/