Duket se thënia e Ramës dikur se “punë ka por nuk ka profesionistë”, nuk ngjan të jetë dhe aq cinike.
Sheh këto ditë, por dhe në periudha jo sezoni, shumë kërkesa për punë në xhama lokalesh e dyqanesh në Sarandë.
Eshtë një krizë që kudo ta thonë nën zë, sidomos tani që nis sezoni.
Dhe një ndër shpjegimet e atyre që kërkojnë krah pune e nuk iu përgjigjet kush, është se o duan punë shteti – pra që të marrin rrogën pa punuar – o kërkojnë rrogë jashtë logjikës së vendit të punës.
Ndërkohë, për zona të veçanta dhe për krah pune mashkullore, specifikisht rinore, shkak mbetet prishja e tregut nga puna me kanabisin deri dje. Të mësuar me një pune që u mbushte xhepat në pak kohë, tashmë e kanë të vështirë e gati të pamundur që të shtrohen në punë klasike, me pagë.
Dhe fjala është jo thjesht për kamarierë por për investime milionëshe që ofrojnë pagë të mira, të cilat po vuajnë për të siguruar krah pune po njësoj. /sarandacity.al/