Tre dekada më parë, pikërisht në Sarandë, do themelohej lëvizja skautiste shqiptare.
Protagonist do qe Mihal Dhima me të shoqen, Doloresin, dy emra të njohur të jetës qytetare sarandiote, të cilët u gjendën bashkë në një inisiativë tejet tërheqëse, me fillesat në Angli.
Ata do të themelonin Besa Skaut Albania, në krye të së cilës janë dhe sot.
Në një shpjegim të thjeshtë, profesor Dhima, prej vitesh me jetë mes SHBA dhe Sarandës, tregon se ç’është Skautizmi.
“Skaut është çdo njeri, i ri apo i rritur, i cili premton në nderin e tij se do të kryej gjithmonë detyrën kundrejt Zotit dhe Atdheut, do të ndihmojë çdo njeri që gjendet në vështirësi, do të zbatojë kudo e kurdoherë ligjin e Skautit.
Skauti kryen çdo ditë një vepër të mireë, si mik i njerëzve dhe natyrës.
Metoda: Mësoj duke luajtur, mësoj duke u argëtuar!
Skauti respekton bindjet e tjetrit dhe konsideron vëlla çdo skaut, pavarësisht nga kombesia, feja, raca.
Skautizmi është një lëvizje universale e dashurisë dhe vëllazërimit.
Moto e Besa Skaut Albania: Bota është atdheu im, Njërzimi është familja ime!”.
Po si ndodhi kjo kthesë, si erdhi kjo risi në jetën e tyre?
Dëgjoni shpjegimin interesant të Profesor Mihal Dhimës:
https://youtu.be/hvgFmY41Csg