GIZ (Shoqëria gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar). organizoi një seminar në vijim të takimeve që ka zhvilluar gjatë marsit dhe prillit të këtij viti, me aktorët kryesorë në nivel rajonal dhe bashkiak.
Qëllimi i këtij seminari është për të krijuar një plan veprimi për përmirësimin e menaxhimit të destinacionit në nivel qarku.
Objektivi i këtij projekti është fillimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të interesuar për të ofruar një ofertë të pasur për turistët potencialë të synuar.
Por Gjergji Mano, i pranishëm si përfaqësues i Bashkisë së Finiqit, u shpreh se projekte të tilla e kanë lënë në hije këtë bashki.
Por si gjithmonë, përgjigja e dhënë nga përfaqësues të këtij projekti ishte se këto veprime nuk varen vetëm nga ata por dhe nga Ministria e Mjedisit që bashkëpunojnë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/ujX8Ut1zKXQ