Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Bashkia Delvinë ka dhënë lajmin se janë në fazat paraprake të hapjes së Muzeut Lokal të qytetit.
“Pa dashur të analizojmë shkaqet e shkatërrimit dhe mosfunksionimit të muzeut, kërkojme t’ju bëjmë me dije se fatkeqësisht nga muzeu i dikurshëm disponojmë shumë pak objekte.
Ftojmë te gjithë ata që posedojnë objekte, koleksione apo dokumente të ndryshme me vlerë historike, etnografike, kulturore t’i dhurojnë pranë Zyrës së Turizmit në bashkinë Delvinë në mënyrë që të pasurojmë fondin e muzeut.”
Bashkia Delvinë shprehet në faqen e saj në Facebook se duke kontribuar të gjithë bashkë, do të kenë një prezantim të denjësishëm të qytetit përgjatë rrjedhës historike dhe do t’ju japin turistëve një arsye më shumë për të vizituar këtë qytet.
Ndërkohë, prej vitesh qyetarët e Delvinës përplasin atë ose ata, me emër e mbiemër, të cilët përvetësuan objektet e muzeut të qytetit, duke përfituar nga dobësimi i shtetit në një moment.
Ndaj dhe veçon në njoftim: “Pa dashur të analizojmë shkaqet e shkatërrimit dhe mosfunksionimit të muzeut, kërkojme t’ju bëjmë me dije se fatkeqësisht nga muzeu i dikurshëm disponojmë shumë pak objekte”. /sarandacity.al/