Eshtë ndër rrugët e reja në Sarandë që më së shumti po promovohet nga kryebashkiaku Gurma, ajo Lëkurës – Çukë, një aks panoramik që do përshkrojë paralel segmentin Turizëm – Kanal i Çukës, duke shërbyer dhe si një lloj baypass-i që do lehtësojë këtë të fundit në sezon.
“Është futur në procesin e tenderimit dhe së shpejti pritet të fillojë puna për ndëtimin e rrugës nr 1 Lëkurës – Kanali i Çukës, vepër në vlerën e rreth 462 milionë lekëve, me TVSH.
Rruga ka gjatësi 2.33 km, gjerësi 11 m, gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m, me trotuare në të dy anët, si dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.
Do të jetë një unazë panoramike e Sarandës, që lehtëson ndjeshëm fluksin e lëvizjes urbane, kryesisht gjatë sezonit turistik. Jep, në të njëjtën kohë, tjetër qasje, koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon”, shkruhet në faqen e Bashkisë.
Por a po punohet aty?
Sipas asaj çfarë është thënë, vetëm me një kalim, në këtë aks do nisë qarkullimi në shtator.
Por nga ajo çfarë ofrohet në terren, ku sigurisht që është hapur transheja, ngjan se mund të ketë fatin e Kardhiq-Delvinës.
https://youtu.be/r76R9FarwGE
Në një vëzhgim të këtyre ditëve, aty nuk ka as punëtorë, as makineri, madje as tabelë informuese me të dhëna mbi firmën që e ndërton apo afatet. Ka vetëm një tabelë që të lajmëron se aty duhet patur kujdes në kalim. /sarandacity.al/