Mediat serbe kanë akuzuar këngëtaren shqiptaro-greke në Eurosong, Anxhela Peristeri, se ajo provokoi kur pozoi për fotografët në një ceremoni në Roterdam, me një simbol të së ashtuquajturës Shqipëri e Madhe.
Por tej kësaj, ajo akuzohet se kopjoi në veshje këngëtaren e njohur Lepa Brena.
Sipas mediave serbe, bjondja tërheqëse u shfaq me një feste identike të kuqe në kokë, e cila ishte mbajtur nga Lepa Brena në çmimet MAC në Beograd. /sarandacity.al/