Drejtoria e Parkut të Butrintit njofton se hyrja të premten aty do jetë falas.
Arsyeja thuhet si vijon:
“Nesër datë 21 Maj, në Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim hyrja në Qytetin Antik të Butrintit është falas.
Kjo ditë konceptohet si një mundësi për të njohur dhe promovuar vlerën e diversitetit kulturor në aspekte të ndryshme të tij, si dhe për të çuar përpara objektivat e Konventës së UNESCO-s mbi Mbrojtjen dhe Promovimin e Diversitetit të Shprehjeve Kulturore, të miratuar më 20 tetor 2005”. /sarandacity.al/