Policia Bashkiake e Sarandës ka ndërmarrë aksionin ditën e sotme në funksion për mbarëvajtjen e shëtitores së re kanë filluar aksionin për lirimin e hapësirave të kësaj shëtitoreje.
Para hapjes së sezonit turistik, pas një sinjalizimi që një automjet ishte parkuar në hyrje të shëtitores ka ndërhyrë duke transportuar dhe bllokuar automjetin me karotrec dhe gjobitjen sipas sanksioneve të Policisë Bashkiake.
Ky aksion do të vazhdojë përgjatë sezonit turistik dhe bëhet apel nga Policia Bashkiake për mjetet e braktisura të lëvizen nga vendet e parkuara prej një kohe të gjatë.
Në ditët në vijim do të vazhdojë aksioni për heqjen e tyre. /sarandacity.al/
https://youtu.be/YX16eO0CHEk