Sot ka nisur të korrigjohen ndriçuesit e shetitores në segmentin nga PitStop deri te Harqet. Shkaku: zbehtësia në ndriçim dhe nevoja për të fuqizuar atë.
Plotësimi lidhet me “pasaportën”, që i mungonte grupit të skulpturave prej mermeri.
Vizitori vinte dhe largohej pa nundur të merrte vesh si titullohej njera punë e si tjetra. Asgjë edhe për autorësinë.
Me vendosjen e plaketës në material inox, tashmë gjendet i gdhendur e i plotë ky informacion që bën “ciceronin” për Atelienë Natyrore që zë vend në shetitoren e re. /sarandacity.al/