Në kuadër të javës së 6-të ndërkombëtare të Sigurisë Rrugore, DPSHTRR i bashkohet fushatës sensibilizuese nën sloganin Rrugë Për Jetën.
“Rrugët me limit shpejtësie 30 km/orë në qendrat urbane shpëtojnë jetë dhe mbrojnë të gjithë përdoruesit e rrugës, veçanërisht kategoritë më të rrezikuara si këmbësorë, çiklistë, fëmijët, të moshuarit gjithashtu edhe njerëzit me nevoja të veçanta.
Rrugët 30 km/orë ndihmojnë në parandalimin e humbjes së jetës nga trafiku rrugor dhe nxisin aktivitetin fizik sepse kur rrugët janë të sigurta, njerëzit ecin dhe pedalojnë më shumë.
Bashkohuni me fushatën #Love30 për kufirin e shpejtësisë 30 km/orë në zonat urbane”, janë informacionet që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shpërndarë në Facebook. /sarandacity.al/