Ministria e Jashtme njofton se duke filluar nga sot deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë drejt Greqisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal.
Ky dikaster deklaron gjithashtu se këta shtetas më parë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19 dhe më pas nëse rezultojnë negativë do të mund të lejohen të hyjnë.
Kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF.
Vetëm pasi të kenë marrë konfirmimin, ata mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.
“Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo evropianë të tjerë)”, thuhet në njoftimin e MEPJ.
Ndërkohë, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. /sarandacity.al/