Emilia dhe Ernesto, një çift simpatik nga Barcelona, ishin duke parë një ndër asetet turistike që ka Saranda, Syrin e Kaltër.
Shprehen se janë të mrekulluar nga ajo që po iu shohin sytë, por kanë një kritikë dhe e thonë atë duke na këshilluar: mos i prishni ekuilibrat që kjo natyrë ju ofron.
“Ndoshta duhet pak më shumë kujdesje mbi këtë rrugë, pastaj ka shumë njerëz që e vizitojnë, një zhurmë që s’të lejon të dëgjosh muzikën e natyrës, zhurmë që vjen nga fotot, njerëzit. Turizmi i ka dhe këto anë.” /sarandacity.al/
https://youtu.be/niFkfa0AGO0