Një telefonatë rreth orës 20:40 ka bërë që Zjarrëfikësja e qytetit të vihet në lëvizje.
Ka qenë i zoti i hotelit pranë “Santa Quaranta” që ka lajmëruar në rast se nuk do të arrinte ta menaxhonte një situate ku tigani me patate ka marrë flakë.
Zjarrin e ka shuar vetë pronari që kërkon të ngelet anonim.
Ai ka përdorur një thes me rërë të gjendur aty pranë për t’ja hedhur vatrës së zjarrit, që ka buruar pra nga një tigan me patate në process skuqjeje.
Zjarrëfikësja është paraqitur shpejt, por pasi ka kontrolluar situatën nuk i është dashur të ndërhyjë. /sarandacity.al/